Implantologjia

Është një alternativë e vlefshme për proteza fikse dhe të lëvizshme. Krahasuar me protezat fikse implanti jep të njëjtin rezultat pa sakrifikuar dhëmbë të tjerë për të bërë një urë. Në krahasim me protezat e lëvizshme sidomos nëse është e plotë, përparësia është më e madhe sepse pacienti nuk ka ndjesinë e një trupi të huaj në gojë.

Implanti është një rrënjë artificiale që zëvëndëson atë të humbur në të cilën fiksohet proteza. Kjo teknikë mund të përdoret në zëvëndësimin e disa dhëmbëve.

Implantologjia moderne bazohet në parimin e osteointegrimit që është përdorimi I një materiali biokompaktibël, ky material është i bërë prej titani të cilin trupi e njeh si të vetin dhe integrohet në mënyrë perfekte. Integrimi kockor është optimal dhe afatgjatë.

Ka shumë lloj implantesh të formave dhe madhësive të ndryshme, implantologu do të këshillojë modelin dhe masën më të përshtatshme për çdo rast individual.

Duhet të theksohet, se ka kushte në të cilat implantologjia nuk është e përshtatshme ose nuk është e mundur. Kundër ndikimet mund të jenë të lidhura me pacientin, me gojën ose me pozicionin ku do të futet implanti.

Scroll to Top