Periodontologjia

Është një degë e stomatologjisë që trajton strukturat anatomike që mbështesin dhëmbët si: Legamentet paradontale, strukturën kockore alveolare ku vendoset dhëmbi, cementin radikular i cili ka funksionin mekanik të mbështetjes së dhëmbit dhe si rrjedhojë gingivën.

Qëllimi kryesor i paradontologjisë është të krijojë kushtet biologjike, anatomike të një gingive të shëndetshme përmes korigjimeve kockore dhe mukogingivale. Përkeqësimi i gingivës rrit rrezikun e rënies së dhëmbëve, por mund të evitohet me parandalimin adeguat nëpërmjet trajtimeve atraumatike specifike ose nga teknikat e rigjenerimit të kockës dhe gingivës.

Scroll to Top