Protetika

PROTETIKA

Falë teknikave dhe materialeve të fundit jemi në gjëndje të aplikojmë proteza totale të lëvizshme me mbështetje maksimale dhe pa mbuluar qiellzën në mënyrë që të shmangim zvogëlimin e shijes së ushqimit. Natyralisht që janë të disponueshme edhe proteza skeletrike me ganç ose magnet me rezistencë shumë të lartë.

Funksioni kryesor i një proteze fikse është të rikthejë harmoninë morfo-funksionale të gojës të cilat janë: përtypja, gëlltitja dhe fonetika.

Por suksesi i një proteze përveç përvojës së dentistit që të gjejë tipin e duhur të protezës është dhe preçizioni në marrjen e masës. Para fillimit të proçedurës është e nevojshme një egzaminim klinik për të studiuar llojin e protezës që duhet të arrihet duke shqyrtuar: pamjen e pacientit, buzëqeshjen, formën e fytyrës dhe fonetika. Pacientit i lëshohet një çertifikatë që provon cilësinë e materialeve të përdorura.

PROTEZA ZIRKONI

Zgjidhje e lartë estetike që në ditët e sotme kërkesat janë gjithmonë e në rritje nga ana e pacientëve pas rezulatet janë të shkëlqyera.

Elementët e ralizuar nga zirkoni kanë siguri të lartë dhe përmbajnë karakteristika Kimiko-fizike që mund të përdoren në të gjitha produktet protezike.

Të cilat janë:

  • forcë e lartë fleksibiliteti;
  • transparencë e krahasueshme me dentinën natyrale;
  • saktësi maksimale ;
  • biokompaktibilitet të lartë
Torna in alto